Dashi – Një çështje financiare mund t’ju shqetësojë. Por kjo do të jetë një prej kohëve më të mira të të gjithë vitit për marrëdhënien tuaj. Mos lejoni që shqetësimet financiare t’ju prekin në marrëdhënien tuaj. Dashuria është zgjidhje për gjithçka.

Demi – Duket se keni shumë për të thënë për veten tuaj, por duhet të siguroheni se nuk do të mërzisni njerëzit përreth, sidomos ata me pozitë. Nganjëherë mund të thoni më shumë seç duhet.

Binjakët – Vetëbesimi nuk ju mungon, por kujtoni se vetëm me vetëbesim mund të mbërrini shumë larg. Mbi të gjitha, sot shmangni premtimet e pamenduara që pothuajse garantojnë të mërzisin njerëzit rreth jush.

Gaforrja – Mund të ndjeni se po ju mbaron koha dhe duhet të bëni diçka menjëherë, por mos u tregoni i nxituar. Fokusohuni të bëni diçka të mirë, jo domosdoshmërisht shpejt.

Luani – Kjo mund të jetë një prej kohëve më sfiduese të vitit, por nuk do të kalojë shumë kohë derisa vetëbesimi t’ju përmbysë sërish. Kjo do të ndodhë edhe më shpejt nëse e rrethoni veten me njerëz, pozitiviteti dhe pasioni për jetën i të cilëve mund t’ju frymëzojë.

Virgjëresha – Sa më shumë të vlerësoheni sot, aq më shumë përpiquni t’i mbani këmbët në tokë, pasi planetet ju paralajmërojnë se një prej njerëzve që po ju çon në qiell dëshiron t’ju shohë në humnerë. Mos lejoni që fjalët e kota t’ju marrin mendjen.

Peshorja – Disa prej gjërave në botën tuaj aktualisht mund të mos ju pëlqejnë, por nuk ka asnjë arsye të shqetësoheni së tepërmi. Mënyra më e mirë për t’u marrë me to është t’i injoroni dhe të kënaqeni.

Akrepi – Mos u dorëzoni përballë kërkesave për të thënë diçka që ju e dini se nuk është e vërtetë, vetëm për të kënaqur njerëzit e tjerë. Mund të mos doni të dëmtoni ndjenjat e tyre, por e vërteta nuk duhet shmangur. Nuk keni pse të jeni brutal, por duhet të jeni i ndershëm.

Shigjetari – Qëndroni pas dhe lëruani të tjerëve peshat e rënda. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni shumë, mund ta pësoni. Kështu që silluni me delikatesë, por mbi të gjitha duhet të dini kur të thoni jo.

Bricjapi – Nuk jeni radikal, por keni momentet tuaja shumë dinamike dhe dita e sotme është një prej këtyre rasteve. Mund të thoni edhe gjëra shokuese. Nuk ka asnjë problem. Do të kënaqeni.

Ujori – Përgjigjet të cilat po i kërkoni, nuk janë shumë larg. Kështu që vazhdoni të bëni pyetjet e duhura. Shpesh jeni stabil në opinione, por sot nuk do ta keni të vështirë të jeni më fleksibël.

Peshqit – Dielli lidhet me Neptunin, udhëheqësin tuaj, kështu që sot do të shfaqni anët më pozitive të natyrës suaj. Bëni diçka kreative apo artistike, diçka që nuk është vetëm kënaqësi, por që në të njëjtën kohë t’ju largojë nga mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. /tvklan.al