Dashi-Keni humbur kohë  të çmuar duke shkuar pas premtimeve që nuk vlejnë dhe që ende nuk keni kuptuar përse ju shërbejnë. Është dita që të hiqni dorë dhe të riktheheni në normalitet, duke u përqendruar tek përparësitë tuaja.

Demi-Mos u habisni nëse takoni një mik apo koleg të vjetër sot. Ky takim i papritur mund të shkaktojë një reflektim mbi atë që keni arritur deri më tani. Ndoshta do të kuptoni se nuk jeni të kënaqur me rrugën që keni zgjedhur. Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ndryshim.

Binjakët-Është një kohë e shkëlqyer për të organizuar mendimet tuaja rreth prezantimit të një projekti ku do të jetë dhe një nga miqtë tuaj. Për sa i përket jetës suaj private, është gjithashtu një kohë e mirë për të shqyrtuar mundësitë e ditëve të fundit.

Gaforrja-Mund të ndjeni se po ju mbaron koha dhe duhet të bëni diçka menjëherë, por mos u tregoni i nxituar. Fokusohuni të bëni diçka të mirë, jo domosdoshmërisht shpejt.

Luani-Kjo është një nga ato ditët që do t’ju kërkohet të merreni me gjithçka. Nëse do të insistoni që të përdorni elementët më të vështirë, do të përfundoni duke i shkatërruar gjërat që prekni.

Virgjëresha-Sot mund të besoni në forcat tuaja dhe kjo do të mjaftojë që të ndiheni më të fortë dhe më të fokusuar. Dita do të jetë me ritme të shpjeta dhe gjithçka do të mbarojnë sa hap e mbyll sytë.

Peshorja-Do të merrni informacione të rëndësishme sot, që mund të kenë një efekt dramatik në jetën tuaj. Mund t’ju duhet të ndryshoni punë apo ndoshta edhe qytet, si pasojë e gjithë informacioneve që do të merrni. Padyshim që do të ndiheni të mbushur me ankth kur të vijë koha për të marrë vendime të tilla, që do t’ju ndryshojnë jetën, por kini bindjen se do të jenë për më mirë. Mos kini frikë të rrezikoni.

Akrepi-Sot do të jetë mjaft e qetë në drejtim të ngjarjeve të jashtme, por ana juaj shpirtërore nuk do të jetë e qetë. Është më mirë që të mos mendoni shumë gjatë dhe me detaje duke analizuar çdo gjë. Bëni pak pushim.

Shigjetari-Qëndroni pas dhe lëruani të tjerëve peshat e rënda. Planetet ju paralajmërojnë se nëse shtyni shumë, mund ta pësoni. Kështu që silluni me delikatesë, por mbi të gjitha duhet të dini kur të thoni jo.

Bricjapi-Mos u habisni nëse dikush që gati ia kishit harruar ekzistencën t’ju vijë në ndihmë sot. Prezenca e atyre që vlerësoni do të jetë tepër e rëndësishme.

Ujori-Ky është një moment i mirë për të marrë vendime të rëndësishme. Të gjithë do të vlerësojnë idetë tuaj dhe do të jeni në qendër të vëmendjes.

Peshqit-Dielli lidhet me Neptunin, udhëheqësin tuaj, kështu që sot do të shfaqni anët më pozitive të natyrës suaj. Bëni diçka kreative apo artistike, diçka që nuk është vetëm kënaqësi, por që në të njëjtën kohë t’ju largojë nga mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve./tvklan.al