Dashi – Sot njerëzit përreth jush do t’ju falin shumë dashuri dhe paqe. Kjo është pikërisht gjëja që ju nevojitet më shumë në këto ditë të zymta të jetës suaj. Dilni shëtitje dhe meditoni do ju bëjë të ndiheni shumë mirë.

Demi – Gjithçka që do të bëni sot do ju kthehet mbrapsht, duket sikur nuk është dita për të vepruar. Më mirë është të qëndroni në shtëpi duke lexuar. Në mbrëmje bëni disa përpjekje të vogla për të dalë.

Binjakët – Ruajtja e imazhit që keni krijuar në mendjen e njerëzve si dhe mbajtja e reputacionit tuaj në shoqëri do jë hapë disa telashe të vogla. Duhet të punoni për të përmirësuar këtë situatë të pakëndshme.

Gaforrja – Sot do të ndiheni pa vullnet dhe dëshirë për tu çuar nga krevati. Do ndjeni mungesën e disa njerëzve që nuk janë prej jush dhe e keni të pamundur ti keni pranë. Një telefonatë me një mikeshën tuaj do ju bëjë optimiste dhe të vlerësoni ato që keni.

Luani – Presioni në punë do të jetë i lartë dhe nuk do të mungojnë ofertat që do ju tundojnë. Edhe pse ju jeni besnik ndaj premtimeve që keni bërë përsëri do të keni luhatje.

Virgjëresha – Sot do e gjeni veten përballë njerëzve që kanë shumë humor dhe do e zbukurojnë ditën tuaj, pas një jave të zymtë dhe me probleme. Shijoni ditën dhe mos nguroni të argëtoheni me njerëzit e zemrës.

Peshorja – Do të jeni në gjendje ti shprehni partnerit gjithë ndjenjat që keni për atë dhe kjo do ju lehtësoje, pasi kishit shumë kohe që ishit të bllokuar. Është shumë e rëndësishme të keni besim në vetvete.

Akrepi – Investimi në pasurinë e patundshme do ju japë fitime maksimale. Kjo do ju gëzojë pafund dhe të gjitha problemet tuaja financiare do të zgjidhen. Bëni kujdes mos i kaloni limitet.

Shigjetari – Një ofertë punë do ju bëjë të futeni në mendime dhe ta shikoni me kujdes, pasi ky rast ndoshta nuk do ju vijë më. Nëse keni nevojë mund të këshilloheni dhe me miqtë tuaj apo të afërm nëse jeni konfuzë.

Bricjapi – Shumë gjërat sot do të marrin kuptim dhe do ndiheni shumë mirë. Kishit nevojë për një ndryshim drastik dhe kjo është dita e duhur. Bëni kujdes me personat që takoni, pasi jo të gjithë janë dashamirës ndaj jush.

Ujori – Mëngjesi do të nise me një debat në familje dhe është mirë që të mos i trazoni më ujërat, pasi do të keni më shumë “punë” më vonë. Ruani qetësinë dhe matini fjalët që do thoni. Edhe pse do të lëndoheni gjithçka do të jetë kalimtare.

Peshqit – Sot do të jeni shumë emocionalë me njeriun e zemrës. Partneri do ju mbështesë dhe do jetë pranë jush në çdo moment. Ai ka shumë besim tek ju prandaj mos e zhgënjeni.

/tvklan.al