Një javë e rëndësishme dhe me lajme pozitive paraqitet nga skena planetare. Sipas astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Krisanthi Kallojerit do të jetë një javë që do të zhvillojë marrëdhëniet profesionale dhe erotike. Është një periudhë e mirë për t’i dhënë hov të ri iniciativave që të mund të realizoni planet që i keni lënë në pritje prej kohësh.

Dashi – Kjo javë është shumë e rëndësishme për ju sepse që sot ju ofron mundësi të zgjidhni çështje që kanë të bëjnë me punën, jetën e përditshme madje nga zgjidhaj e tyre do të keni edhe një përfitim ekonomik. Në sferën ekonomike duhet të vazhdoni të jeni të kudjesshëm dhe iniciativat që do të merrni në fund të javës duhet të jenë të matura pasi nëse do të bëni gabime, do t’i gjeni përpara më vonë dhe të jeni sa më parashikues. Hëna e plotë në shenjën tuaj ju jep më shumë entuziazëm, ju krijon ankth por njëkohësisht fokusoheni te vetja juaj, ndërmerrni iniciativa që kanë nevojë për këtë entuziazëm, mos  kini pasiguri por s’do të thotë se guximi duhet të karakterizohet nga nxitimi dhe impulsiviteti. Më të ndikuarit janë të lindurit  në 10-ditëshin e parë të shenjës, ndërsa të 10-ditëshit të tretë nëse janë në një marrëdhënie toksike duhet të shkëputen prej saj. Në rast të kundërt, nëse shihni që marrëdhënia juaj  është në përmasat që doni, punoni për ta rregulluar.

Demi – Që në fillim të javës mund të veproni për të rritur të ardhurat tuaja, për të patur një përfitim ekonomik gjatë kësaj jave ose të keni dhe një zhvillim pozitiv në jetën personale dhe në marrëdhëniet tuaja. Të afroheni më afër me të dashurit, të gjendeni ose të organizoni një event familjar ku do mblidheni dhe të kaloni bukur. Ka një antitezë të enjten dhe të premten sepse mund të takoni një person të rëndësishëm ku do përjetoni dashuri me shikim të parë, të keni përfitim ekonomik por ju që jeni në një marrëdhënie përpiquni të kaloni sa më bukur dhe të eleminoni një krizë që mund të paraqitet. Me hënën e plotë në datën 29 veproni në intimitet, jini sa më të përpiktë, mos iu jepni shkas thashethemeve dhe përpiquni për një regjim ditor sepse ndoshta keni marrë disa kile, veçanërisht nga Maji deri në Shtator.

Binjakët – Java ju premton ndihmë dhe mbështetje që në fillim të saj, që do të jetë financiare dhe do të zgjidhë problemet në planet tuaja por edhe çështje që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë apo punën. Hëna e plotë më 29 Shtator është shumë erotike për ata që janë në kërkim të dashurisë, ndërsa për të tjerët premton realizimin e një qëllimi, një vepre krijuese, zgjerimin e rrjetit social përmes të cilit do të arrini suksesin por edhe një iniciative që kërkon punë kolektive.

Gaforrja – Java që në fillim të saj ju premton shanse përmes kontakteve ose bisedave që do të keni me nejrëz të rëndësishëm dhe do të favorizojnë ndihmën e mbështetjen për realizimin e qëllimeve tuaja.  Në sferën financiare do të keni përfitime, por nëse do të shkoni diku mund të shpenzoni më tepër se sa duhet thjesht për dukjen. Me hënën e plotë në datën 29 fokusohuni më tepër në punë, karrierë, biznes, gjtihmonë familja është një preokupim juaji por këtë herë çështjet e punës do ju shqetësojnë dhe do merni një pjesë të shqetësimeve në shtëpi. Në një rast tjetër mund të keni disa probleme familjare që do sjellin pengesa në karrierën ose punën tuaj. Më të ndikuarit nga hëna e plotë janë të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës, ndërsa më të kujdesshëm duhet të jenë të lidnurit  në 10-ditëshin e që mund të përjetojnë ndryshime në vijim.

Luani – Kjo javë që në fillim të saj krijon kushte për përfitime ekonomike kryesisht nga puna juaj. Mund të keni një mbështetje ose ndihmë nga një njeri me potencë që të shihni më vonë lulëizmin në sferën ekonomike. Fundi i javës me hënën e plotë në Dash sjell zhvillime të bukura në jetën tuaj, një fejesë, dasmë, praninë tuaj në një event, udhëtim, një realizim lidhur me jashtë shtetit, studime ose çështje ligjore. Të enjten dhe të premten mund të keni një takim të papritur, të njihni dikë në sferën profesionale dhe të shikoni se lidhja dhe marrëdhënia juaj të mos ngelet vetëm në nivelin profesional, por të kalojë edhe më tutje. Nëse do kërkoni diçka nga eprorët jini sa më modestë dhe mos nxirrni në pah mendjemadhësinë sepse mund të keni rezultate të kundërta nga ajo që prisni.

Virgjëresha – Java është shumë pozitive për ju që në fillim të saj dhe më të ndikuarit janë të lindurit në datat 7-8 Shtator dhe në fillim të 10-ditëshit të tretë të shenjës. Do të keni lajme të mira në lidhje me realizimet që kërkoni, me punën, shtëpinë, studimet ose lajm që prisni nga jashtë shtetit. Kjo javë premton të ardhura, ndihmë nga të tjerët por duhet të jeni të përpiktë në çështjet ekonomike dhe detyrimet ndaj të tjerëve. Nëse shihni që metoda të së kaluarës nuk japin rezultate në sferën financiare, hiqni dorë nga zakonet që e lënë portofolin bosh. Paralelisht, dudhet të jeni të kujdesshëm dhe të gjeni brenda vetes çfarë është ajo që ju krijon një siguri të brendshme sepse siguria dhe vetëvlerësimi juaj ka shumë rëndësi që të ecni përpara. Kur të gjeni nevojën tuaj të brendshme dhe të thellë, ndërmerrni një iniciativë për realizimin e saj.

Peshorja – Në datën 23 Shtator kemi kaluar në periudhën e ditëlindjes së tyre dhe ky është një vit i rëndësishëm për ta. Do të kenë ndryshime kryesore në jetën e tyre në gjithë akset, por edhe në marrëdhëniet e bashkëpunimet e tyre. Kjo javë iu sjell zgjidhje lidhur me çështjet që iu krijonin shqetësim të brendshëm dhe do të gjejnë mbështetje e ndihmë për ato që duan të realizojnë. Me hënën e plotë përballë, fokusohuni te marrëdhëniet e bashkëpunimet. Përqendrohuni te të tjerët dhe shkëputuni pak nga dëshirat, individualizmi megjithëse për ju është shumë e rëndësishme të bëheni të pranueshëm nga të tjerët por duhet të lini mënjanë pasigurinë. Më të ndikuarit nga hëna e plotë janë të lidnurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që do të kenë shanse unike, ndërsa të lindurit në 10-ditëshin e  tretë duhet të mbrojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Jeni të qetë, por ndonjëherë mund të shpërtheni më shumë se sa ata që reagojnë gjithë kohës. Përpiquni të mbani qetësinë dhe mos reagoni me impulsivitet nëse do keni probleme ose provokime.

Akrepi – Java ju premton bashkëpunime financiare që do të sjellin realizimin e synimeve dhe projekteve tuaja. Do të keni mbështetje nga bashkëshorti, bashkëpunëtorët ose klientët për të realizuar synimet tuaja. Do keni zhvillime në jetën personale, sidomos të enjten dhe të premten ku mund të përjetoni një dashuri me shikim të parë ose mund të kaloni një krizë në marrëdhënien tuaj. Në datën 29, përqendrohuni në përditshmërinë, punën tuaj dhe ndërmerrni një iniciativë që do të japë rezultate në të ardhmen. Kujdesuni për shëndetin, gjeni kohë për t’u qetësuar nëse jeni të shqetësuar dhe evitoni prapaskenat që mund t’ju ekspozojnë më vonë.

Shigjetari – Java është shumë e mirë që në fillim të saj dhe keni mundësi të rregulloni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, bashkëshortin, të dashurin, të vini më afër me njëri-tjetrin dhe të realizoni një marrëveshje financiare fitimprurëse. Një udhëtim për çështje pune do bëhet shkak që të njihni një dashuri të re ose të arrini një sukeses profesional. Hëna e plotë në Dash është shumë erotike, por nëse nuk jeni të interesuar për dashuri do të stimuloheni që të ndërmerrni një iniciativë me entuziazëm, dinamizëm e krijimtari por kujdes, nëse ka një investim, kujdes me kë do të bashkëpunoni dhe merrni parasysh parametrat.

Bricjapi – Java fillon me lajme shumë të mira, zhvillime pozitive që do të kenë të bëjnë me të ardhmen, fëmijët, çështje me jashtë shtetit ose studime. Mund të jeni duke realizuar një udhëtim që do ju afrojë me të dashurit ose realizimit të një qëllimi që keni, preokupimi juaj do të jetë karriera, ndërkohë që me hënën e plotë në Dash më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Jeni të ftuar të shihni më tepër marrëdhëniet familjare, problemet me shtëpinë, marrëdhëniet personale. Nëse karriera dhe jeta sociale janë preokupim i përhershëm dhe një kërkesë kryesore në jetën tuaj, sfida është të kombinoni anën e tjera të jetës me karrierën.

Ujori – Java që në fillim të saj ofron shanse për të gjetur mbështetjen e duhur nëse doni të realizoni diçka në lidhje me shtëpinë, pronën ose familjen. Për të tjerë do kenë mundësinë të bëjnë marrëveshje e kontrata që do përfitojnë nga shfrytëzimi i pronës. Fillimi i javës dhe fundi i saj janë premtues për ju në çdo drejtim. Të enjten dhe të premten do keni takime me persona të rëndësishëm që do luajnë një rol në jetën tuaj, mund të bëhen bashkëpunëtorë, bashkëshortë, partnerë dhe është në dorën tuaj të çoni lidhjen ose marrëdhënien aty ku doni.

Peshqit – Shanse unike ju sjell kjo javë që në fillim në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja përmes një përditshmërie të bukur që do keni. Do flirtoni, do krijoni njohje dhe do realizoni një dashuri. Paralelisht nëse doni të kontaktoni dikë, bëjeni këtë javë dhe kërkoni atë që dëshironi. Hëna e plotë në shenjën e Dashit kërkon të fokusoheni në sferën financiare, në menaxhimin e të ardhurave dhe detyrimet ndaj të tjerëve./tvklan.al