Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur pasi është sulmuar nga disa qenë. Trupi i pajetë i 56-vjeçarit, i cili punonte si roje, u gjet në një zonë në Lechania.

Sipas mediave, ai ka vdekur të shtunën pasi është shqyer nga qentë. Nuk dihen shkaqet se pse është sulmuar roja, pasi ai kishte kontakt të përditshëm me kafshët.

Nga autopsia është zbuluar se 56-vjeçari është shqyer në krahë dhe këmbë. Plagët kanë qenë shumë të rënda dhe i kanë shkaktuar vdekjen. Sipas informacioneve paraprake, 56-vjeçari është gjetur në një pozicion të tillë që tregonte se ishte duke mbrojtur veten dhe ka dashur të shpëtonte prej qenve./tvklan.al