Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

84 punonjësit e Hotel “Arberia” kanë vendosur sot se të hënën do të hyjnë në grevë urie për shkak të vendimit të Këshillit të Ministrave që Hotel Arbëria të bëhet Ministri Drejtësie. Ky vendim i marë nga qeveria Majko është aprovuar nga Qeveria Meta.

Sindikata e punonjësve të këtij hoteli ka dërguar disa ankesa pranë Qeverisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Para disa ditësh punonjësit e hotelit janë ngritur në një grevë pa afat. Sot pasi kanë kaluar mëse dy javë dhe askush nuk ka kthyer përgjigje, komisioni i grevës i sindikatës të këtij hoteli ka deklaruar në një konferencë shtypi se të hënën 84 punonjësit i pret fati i grevës së urisë.

Vetëm në të kundërt nëse Qeveria i jep një rrugëzgjidhje këtij problemi për të mos na hedhur në mes të katër rrugëve do të mund të ndalemi. Ky ishte fati ynë për të pritur Mileniumin e ri 2000 me grevë urie, ndoshta qeveria mendon për ne. Ka qenë kjo fjala e fundit e punonjsve grevist të Hotel Arbërisë./tvklan.al