“Hotelet me 4 dhe 5 yje do të përjashtohen edhe nga pagesa e taksës së pasurisë”

. Këtë detaj të ri për paketën e nxitjes së investimeve në turizëm kreu i financave Arben Ahmetaj zgjodhi ta zbulojë në qytetin e Durrësit.

Vitin e ardhshëm bashkitë do të marrin 30 milionë dollarë më shumë nga buxheti, ndërsa të ardhurat që do të gjenerohen nga taksa e pronës do të shkojnë po ashtu në buxhetin e vendorëve.

Në 2018-ën qeveria do të nisë ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas Durrës, ndërsa do të japë një buxhet prej afro 80 milionë dollarë për të rregulluar furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Durrësit.

Tv Klan