Moti me temperatura të larta ka bërë që të zgjatet sezoni turistik në Durrës edhe përtej muajve të verës. Sipas operatorëve turistikë në këtë qytet ka prenotime në hotele ndërsa më shumë kerkesë ka nga vizitorët nga vendet nordike.
Blerim Norja, operator turistik: Spikasin më shumë turistët nordikë, gjerman dhe një pjesë e turistëve slloven.
Aleksandër Ganolli, operator turistik: Momentalisht ka, nuk janë në numër të madh, por ka rezervime dhe ka turistë akoma në hotel.
Sipas tyre përgatitjet për sezonin e vitit të ardhshëm duhet të nisin që tani ndërsa përkrahin nismën e qeverisë për menaxhim të ri të plazheve
“Plazhet do të jenë më të kuruara dhe do të ofrojnë një shërbim më profesional dhe do të ketë edhe hapësira publike që siç e dimë ka pasur mungesa kohët e fundit”, shprehet Norja.
“Bizneset ofrojnë më shumë sistemim dhe rregull për pjesën e plazhit privat që ofrojnë dhe unë jam dakord me këtë gjë”, shprehet operatori Ganolli.
Operatorët e vlerësojnë sezonin turistik të këtij viti si të sukseshëm nisur nga fluksi i vizitorëve vendas, nga rajoni apo të huaj.
Klan News