Hotelet në Llixhat e Elbasanit strehojnë të prekurit nga tërmeti


Hotelet në Llixhat e Elbasanit strehojnë të prekurit nga tërmeti

10:54 30/11/2019

Shumë qytetarë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e dëmeve që kanë pësuar banesat e tyre për shkak të lëkundjeve sizmike të 26 Nëntorit.

Për këtë arsye, hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë akomoduar shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Prej dy ditësh aty janë strehuar rreth banorë, kryesisht nga Durrësi, ndërsa presin të tjerë qytetarë.

Në këto hotele ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, për të takuar nga afër familjet e prekura.

“Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe”, thotë Basha. /tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi