Një hotel në Egjipt duket se është shndërruar në një vend problematik për klientët e tij. Dy turiste u evakuuan nga hoteli ku një javë më parë humbi jetën një çift britanik, pasi pretenduan se morën një infeksion të njohur si shigella.

Nëna dhe vajza ishin në mesin e qindra personave që u larguan nga resorti në Hurghada, pasi John dhe Susan Cooper vdiqën papritur disa orë më parë.

Që prej vdekjes së zotit Cooper, 69 vjeç dhe bashkëshortes së tij, 63 vjeç, nga Burnley, dhjetëra të ftuar kanë pranuar se janë sëmurë në hotelin Steigenberger Aqua Magic në Egjipt.

Shigella është një infeksion ngjitës që merret nga helmimi i njeriut nga ushqimi, e që thuhet se vret qindra persona në vit, në mbarë botën.

Një mjek tha se mostrat e marra nga nëna dhe vajza treguan se ato kishin infeksion bakterial. Harris, nga një firmë ligjore, tha:

“Ky është treguesi i parë i një patogjeni dhe ndryshon komplet lojën. Shigella është një sëmundje ngjitëse. Ajo shpesh mbartet në ushqim, por edhe në ujë, kështu që mund ta marrësh nga uji i kontaminuar”.

Gjatë këtij muaji shumë persona kanë raportuar se janë sëmurë me të vjella dhe dhimbje stomaku gjatë qëndrimit të tyre në këtë hotel.

Një zëdhënës i firmës këmbënguli që siguria dhe mirëqënia e klientëve ishte përparësia e tyre e parë.

Ai gjithashtu shtoi se Steigenberger Aqua Magic është audituar për herë të fundit në muajin Korrik.

Autoritetet egjiptiane fillimisht thanë se zoti Cooper vdiq nga një atak në zemër, ndërsa e shoqja nga pikëllimi për bashkëshortin. Por ende nuk është përcaktuar shkaku i vërtetë i vdekjes së çiftit britanik.

Egjipti duhet të jetë shumë i kujdesshëm përsa i përket skandalit të sëmundjes së klientëve të këtij hoteli, pasi mund të ndikojë shumë në turizëm./

tvklan.al