Nuk mund të flija” dhe “dhoma ime ishte shumë e zhurmshme”, mund të jenë ankesat që hotelierët i tremben nga mysafirët, por për vëllezërit Riklin kjo është e gjithë pika e instalacionit të tyre të fundit artistik. Artistët konceptualë zviceranë kanë lançuar një version “anti-idilik” të konceptit të tyre të rreptë – ose zero yje – të hotelit, këtë herë të vendosur në një rrugë pranë një karburanti në fshatin Saillon të Valais.

Aty ku versionet e mëparshme ishin vendosur në fshatrat zvicerane ose brenda një bunkeri, dhoma e re – pa mure ose tavan – ndodhet afër tabelës që tregon çmimet e benzinës dhe makinat që kalojnë. Synimi është që t’i bëjë mysafirët të mendojnë për problemet në botë, thanë vëllezërit binjakë dhe t’i frymëzojë ata të veprojnë ndryshe.

Në këtë version të ri anti-idilik, gjumi nuk është qëllimi”, tha Frank Riklin. “Ajo që është e rëndësishme është reflektimi për situatën aktuale botërore. Qëndrimi këtu është një deklaratë për nevojën për ndryshime urgjente në shoqëri”.

Të ardhurit ftohen në ‘gjysmë gjumin’ për të shqyrtuar tema si ndryshimi i klimës, lufta dhe konkurrenca e pafund e njerëzimit për përsosmëri dhe dëmet që i shkakton planetit. Dhomat, të cilat vijnë me shërbimin që ofron pije dhe mëngjes, do të jenë të disponueshme nga 1 Korriku deri më 18 Shtator. Çmimi për një gjumë të parehatshëm është 325 franga zvicerane.

Klan News