Biznesi kërkon rishikimin e masave anti-covid

Axhenda për rimëkëmbje ekonomike dhe marrëveshja e Uashingtonit ishin temat që Kryeministri Avdullah Hoti i ka diskutuar me  krerët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj Amerikane.

“Besoj se është krijuar momentum i ri në zhvillimet politike, e në veçanti me nënshkrimin e marrëveshjes. Procesi i rimëkëmbjes ekonomike ishte temë kryesore”.

Ka përsëritur kërkesën për miratimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Gjithashtu është duke u shqyrtuar mundësia për rishikimin e masave anti-covid.

Hoti u pyet edhe për akuzat që kohët e fundit Presidentit Thaçi në drejtim të Kryeministrit Hoti.

“Nuk jam Kryeministër për t’u konfrontuar me askënd. Jam për të kryer detyrën time në maksimum”.

Kohët e fundit Presidenti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti rreth qasjes së tyre ndaj dialogut me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel. 

Tv Klan