Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është pritur në një takim në selinë blu nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Të dy biseduam për çështjet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri Hoti tha gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët se ka zotimin e Bashës për heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.

“E kam zotimin e Bashës që ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti, ndërsa Basha shtoi se ky do të jetë një nga vendimet e qeverisë së ardhshme.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike uroi Hoti në detyrën e re si Kryeministër i Kosovës.

Dua t’i uroj atij nga zemra në emër të opozitës së bashkuar punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Me Kryeministrin Hoti kemi diskutuar për sfidat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe atlantik ka përshëndetur vendimin e Kryeministrit Hoti për ngritjen e këshillit të ekspertëve. PD mbështet objektivat e vendosura nga autoritetet e Kosovës”.  /tvklan.al