“Nuk është ende e qartë vlera financiare”

Ende nuk dihet vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet pas reshjeve të shumta në fillim të kësaj jave. Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar disa prej komunave të prekura nga përmbytjet, ndërsa në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet të premten do të formohet fondi emergjent nga rezervat shtetërore.

“Dëmet janë të mëdha, duhet të jemi real, që do të jetë vështirë edhe për buxhetin e komunës por edhe për atë të qeverisë së Kosovës që të kompensohen të gjitha dëmet”.

Në një takim virtual me kryetarët e komunave ai ka kërkuar nga ta të bëjnë vlerësimet e dëmeve që janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore të cilat sipas tij do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjë.

Përmes komisione komunale duhet të identifikoni familjet që e kanë gjendjen e rëndë sociale dhe e kanë të pamundshme që të intervenojnë në skanimin e dëmeve. Ne në qeveri bashkë me ministren e financave do të themelojmë një fond emergjent, varësisht se si na vijnë kërkesat nga komuna do të vendosim për t’i ndarë në procedura të shpejta”.

Të reshurat e mëdha si dhe shkrirja e shpejtë e borës që kishte rënë javën e kaluar ka sjell prurje të shumta të ujërave në lumenjtë e Kosovës të cilët kanë shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të vendit.

Tv Klan