Kandidati për kryeministër nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten e ka rezervuar për degët e partisë në kryeqytet.

Takimet me strukturat e partisë dhe qytetarë, Hoti i filloi në lagjen Bregu i Diellit dhe Rrugën B, konkretisht me degën e 3-të.

Në këtë lagje kryeministri në detyrë pasi shpalosi programin qeverisës, theksoi se duhet dhënë besimi atij dhe partisë së tij për t’i vazhduar siç tha ai punët e mira për Kosovën.

Takimet vazhduan edhe në degën e Qendrës, Dardani, Ulpianë e Arbëri derisa kërkoi që të mobilizohen tërë strukturat e LDK-së, që partia e tij të dalë fituese më 14 shkurt./klankosova