Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar se Kuvendi të mos të shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit 2021. Në një konferencë për mediat, Hoti u shpreh se të gjithë deputetët duhet të jenë në punë.

Hoti u shpreh se është takuar me komunitetin e biznesit dhe Grupet Parlamentare dhe beson se shumë shpejt buxheti për vitin e ardhshëm do të miratohet, ku bashkë me të është dhe pakoja e radhës për rimëkëmbjen ekonomike.

 “Tani përpara kemi një punë që është buxheti për vitin 2021. Unë dhe këtu bëj thirrje përpara jush që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti i vitit 2021.

Sot kam pasur një takim me komunitetit e biznesi për të diskuar masat që i kemi në votim tani në qeveri dhe ka qenë kërkesë e tyre që buxhetit të miratohet sa më parë, pasi dhe pakoja e rimëkëmbjes ekonomike është e lidhur me buxhetin me 2021.

Unë kam zhvilluar biseda me Grupet Parlamentare dhe kam kërkuar që të bashkëpunohet për miratuar buxhetin për vitin 2021”, tha ndër të tjera Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për rrëzimin e qeverisë aktuale për shkak se vota e një deputeti është cilësuar e pavlefshme dhe vendi tashmë do shkojë në zgjedhje të parakohshme./tvklan.al