Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot në Parlamentin Evropain për çështjet e brendshme të Kosovës. Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve, Hoti ka thënë se qeveria e tij do jetë në pushtet pasi ka legjitimitet.

Kreu i qeverisë shtoi se nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi ai është në krye të një koalicioni qeverisës që ka shumicën e votave të Kuvendit.

Sa i përket politikës së brendshme, nuk shoh asnjë arsye për zgjedhje të reja. Jemi një koalicion me shumicë të Kuvendit. Edhe ne si çdo koalicion kemi çështje të brendshme, por nuk shoh asnjë arsye që ky koalicion të mos vazhdojë. Jemi të angazhuar për një zgjidhje finale me Serbinë. Po kërkojë nga ju që të na përkrahni në këtë proces”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka folur dhe për marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar detaje nga bisedimet 2 ditore. Po ashtu Hoti do zhvillojë sot takime të nivelit të lartë me zyrtarët e Parlamentit Evropian./tvklan.al