Hoti për Kurtin dhe Konjufcën: Janë rrezik për demokracinë



Hoti për Kurtin dhe Konjufcën: Janë rrezik për demokracinë

09:12 22/01/2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që kritikat që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit të KQZ-së për të mos lejuar 47 kandidatë për deputetë që të garojnë në zgjedhje, janë sipas tij të rrezikshme për demokracinë.

“Ky lloj mentaliteti politik është rrezik për demokracinë. Ngritja e dilemave të tilla në shoqëri është rrezik për demokracinë. Këta njerëz janë rrezik për demokracinë, që nuk respektojnë asnjë rend shtëpie”, ka thënë Hoti në Rubikon në Klan Kosova, duke aluduar në reagimet e Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës pas kësaj çështje.

“Kurti në vazhdimësi e ka sfiduar rendin kushtetues dhe ligjet në Kosovë dhe tash deklarimet e Konjufcës, me një qasje të tillë dhe me një mentalitet të tillë, mendoj që ky është problemi – mënyra e të menduarit”.

“Ajo që po dëgjoj nga partitë tjera, sidomos nga njëra [Vetëvendosje] është shqetësuese, pasi ka shumë vendime të organave të drejtësisë që nuk na vijnë për shtati, por edhe nëse analizohet mirë mund të mos kenë logjikë juridike përfshirë edhe vendimin e fundit të GJK-së që praktikisht e rrëzoi parlamentin por nuk na takon dhe nuk duhet të hyjmë në interpretime tjera”.

“Një vendim i organeve të drejtësisë, në këtë rast i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht opinioneve se a është i drejtë ose jo, nuk vihet në pyetje se a duhet të zbatohet ose jo”./klankosova






Të ngjashme