“Nuk do të ketë cënim të sovranitetit të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka informuar kabinetin qeveritar për marrëveshjen e Uashingtonit  dhe takimet që ka zhvilluar në Bruksel.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se Kosova është kthyer në vëmendjen e të gjitha qendrave botërore për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa ka treguar se ka qenë kundër minishengenit ballkanik, por këtë pikë e ka pranuar vetëm pse e ka kërkuar Shtëpia e Bardhë.

Si pikë të rëndësishme të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, Hoti e ka përmendur njohjen nga Izraeli pasi sipas tij kjo tregon që nuk cënohet sovraniteti i Kosovës.

Ai ka ripërsëritur se pika e marrëvshjes për Ujmanin nuk ka ndryshuar, ndërsa beson fuqishëm në studimin e fizibilitetit nga SHBA-ja.

Tv Klan