Osmani nis bisedimet për koalicion me LVV

Ushtruesja e Detyrës së presidentes Vjosa Osmani do të qëndrojë për vizitë treditëshe në Shqipëri. Ajo pritet të zhvillojë takime në Tiranë me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin  si dhe krerë të partive politike. Ajo do tu drejtohet me një fjalim  deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa paraprakisht do të vizitojë Lezhën.

Osmani e cila së fundmi është larguar nga LDK-ja  dhe do të udhëheq Listën Qytetare ka nisur bisedimet me kreun e LVV-së Albin Kurtin për një koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare.

LVV-ja është për zgjedhje të jashtëzakonshme madje thotë se edhe  presidenti duhet të zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti sërish ka paralajmëruar takimin e partive politike.

Ndonëse po bëhen përpjekje që të arrihet një marrëveshje presidentin çdo ditë e më shumë po rriten zërat se zgjedhja e presidentit është vështirë e realizuar për shkak të apetiteve të shtuara të partive politike dhe se e vetmja alternativë do të mbeten zgjedhjet.

Tv Klan