Hoti takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së



Hoti takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së

20:37 06/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar këtë të martë një takim virtual me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku ka disktuar për gjendjen e ekonomike në vend.

Pas takimit, Hoti në një postim në mediat sociale shkruan se në bisedë theksi u vendos tek pasojat e krijuara nga pandemia e COVID-19.

Në takim virtual me përfaqësuesit e FMN-së, biseduam edhe për gjendjen ekonomike në vend, me theks të veçantë për pasojat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe angazhimin e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike”, shprehet Hoti.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës shprehet se ai dhe kabineti i tij janë të përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.

FMN mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë, ndërsa sot kemi marr përkrahje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe jemi dakorduar për shqyrtim të programeve të reja financiare”, shkruan Hoti në Facebook./tvklan.al





Të ngjashme