Kryeministri i Kosovës, Avbullah Hoti, ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë të Beogradit që këtë vit u zhvillua online dhe ka qenë përball Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarit Special në BE, Miroslav Lajçak.

Hoti është shprehur se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun, i cili sipas tij duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Politika rajonale janë të mundshme kur punojmë së bashku, kur njohim njëri-tjetrin, kur jemi të përkushtuar për një dialog konstruktiv për të gjitha çështjet dhe për të punuar për të drejtat e minoriteteve.

Si vend ne kemi dhënë shenja të qarta se kemi kontribuar dhe jemi kontribuues së sigurisë në rajon. Qëllimi i shteteve të rajonit duhet të mbetet integrimi në BE dhe në zonën euroatlantike. Ne nuk jemi në kufi të Evropës, por në njëjtin kontinent dhe besoj në të ardhme evropiane për rajonin”, tha Kryeministri.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovë tha se “duhet të angazhohemi fuqishëm për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Politika jonë është e qartë se duhet të punojmë me të gjitha vendet e rajonit”./tvklan.al