Hoti: Të gjithë të zbatojnë ligjet, politika s’duhet të përzihet me drejtësinë



Hoti: Të gjithë të zbatojnë ligjet, politika s’duhet të përzihet me drejtësinë

18:20 24/10/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një deklaratë në mediat sociale është shprehur sot se politika dhe drejtësia duhet të jenë të ndara.

Në shënimin e tij, Hoti u shpreh se ekzekutivi ka për qëllim që ta kthejë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend, ndërsa drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.

Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, shkruan Hoti. Kryeministri po ashtu shprehet se  Qeveria është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor./tvklan.al





Të ngjashme