Kryeministri kosovar, takime me liderët politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti nis sot vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë si kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Hoti do të pritet fillimisht nga homologu i tij shqiptar me një ceremoni zyrtare që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy kryeministrat do të zhvillojnë dhe një takim.

Pas takimit të dy kryeministrat kanë parashikuar të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Rreth mesditës kryeministri kosovar do të pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe më pas edhe nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Tv Klan