Ish-Kryeministri i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria Kurti të zbatojnë Marrëveshjen e Uashingtonit, duke shtuar se përndryshe nuk do ta kenë të gjatë qeverisjen.

Hoti në seancën e Kuvendit i ka bërë thirrje Kurtit të kërkojë falje për deklarimet e tij rreth marrëveshjes sa ishte në opozitë.

E udhës do të ishte të kërkohet falje, ju pata thënë atëherë të mos nguten, ju them edhe tani sepse koha po i nxjerr çdo ditë të gjitha të vërtetat dhe të gjitha mashtrimet. Administrata e Presidentit Amerikan e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje. Asgjë, nuk është bërë për të quar përpara këtë marrëveshje të Ëashingtonit, këta që janë në qeveri i ftoj të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshje. Ju garantoj se ndryshe nuk do ta kenë të gjatë qeverinë siç nuk e kanë pasë edhe vitin e kaluar”, ka thënë Hoti. /klankosova