“Jam i habitur për kritikat ndaj draftit”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, e konsideron obligim që të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, BE-ja e pret këtë veprim nga Qeveria e Kosovës ndërsa garanton që nuk do të lejohet një Republikë Serbe brenda territorit të Kosovës.

“SHBA-ja beson se është obligim për Kosovën që ta formojë Asociaicionin e komunave me shumicë serbe. Asosacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovë  dhe nuk duhet të jetë nivel i tretë pushteti, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk e duam edhe një Republika Sërpska”.

Gjatë një vizite në një kolegj në Mitrovicë të Jugutm ai është i habitur me kritikat që i bëhen draft-statutit të propozuar nga amerikanët dhe evropianët.

“Unë jam pak i hutuar nga kaq shumë komente, kaq shumë kritika të kësaj përpjekjeje, ne mendojmë se fokusi duhet të jetë në atë se si Kosova mund të ecë përpara me miratimin e këtij drafti dhe kalimin në Gjykatën Kushtetuese”.

E sheh si hap për depërshkallëzim të situatës iniciimin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

“Të gjitha institucionet në të gjitha nivelet të bëjnë gjithcka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrative që i siguron qytetarët  të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike”.

Ditë më parë, qytetarët e katër komunave veriore kanë nisur kërkesë te kryetarët e kuvendeve komunale siç e parasheh udhëzimi për largim të kryetarëve.

Tv Klan