Hoxha: Për vrasjen e ish-policit Malko janë paguar 300 mijë Euro



Hoxha: Për vrasjen e ish-policit Malko janë paguar 300 mijë Euro

22:29 25/09/2019

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha tha se vrasja e Santjago Malkos është kryer nga vrasës me pagesë.

Sipas tij, për këtë kryer këtë ekzekutim, janë investuar disa persona dhe janë përdorur tre automjete në atentat.

“Ekzekutorët që kanë vrarë Santjago Malkon janë të njëjtët që kanë ekzekutuar dhe Edison Harizajn. Janë të njëjtët vrasës me pagesë. Janë vrasës profesionistë. Është puna e tyre, me atë jetojnë. Atë mjet pune, nuk kanë aktivitet tjetër.

Në rastin konkret, se për këtë ka hetime dhe unë informacionin e kam pikërisht nga hetimet që janë duke u bërë lidhur me këtë ngjarje, ky është një atentat që dyshohet të jetë paguar diku te 300 mijë Euro. Sepse Santjago Malko duhej me se s’bën të vritej.

Është tentuar dhe në Prill për ta vrarë dhe për fat të mirë skuadra operacionale në atë kohë ka ndërhyrë në kohën e duhur dhe ka arrestuar katër persona”, tha gazetari Artan Hoxha. /tvklan.al







Të ngjashme