Hoxha: Shqiptarët në Amerikën Latine në vitet e ardhshme do të jenë bosët


Hoxha: Shqiptarët në Amerikën Latine në vitet e ardhshme do të jenë bosët

23:18 26/09/2022

Gazetari Artan Hoxha ka sjellë detaje nga vizita që ka bërë në Amerikën Latine. Ai u shpreh se shkoi në Kolumbi dhe Ekuador për të kontaktuar me personazhe që në mediat shqiptare fliten çdo ditë. Sipas tij, autoritetet shqiptare, por edhe ato ekuadoriane nuk kanë informacione fare për këta individë.

“Fatjona ka bërë shumë kontakte me zyrtarët. Qëllimi i vajtjes sime atje ishte të kontaktoja pikërisht për ata personazhe që ne flasim këtu dhe për ata që ne flasim këtu. Shumica dërrmuese e atyre ne nuk i njohim fare. Ne nuk kemi fare informacion. Autoritetet tona nuk kanë fare informacion për ata. Zero. Ca më keq, autoritetet në Ekuador nuk i njihnin fare. Ata njihnin vetëm çfarë ka çuar DEA dhe Antimafia italiane për hesap të tyre dhe shqiptarët atje janë ende të panjohur, janë ende çfarë ata shohin nga mediat”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, shqiptarët në Amerikën Latine janë më tepër biznesmenë.

“Shqiptarët që ndodhen atje më tepër janë biznesmenë. Ata që janë atje në vitet në vijim do të jenë bosët. Shqipëria është nga çerdhja deri tek shkolla 9-vjeçare. Gjimnazi është Amerika Latine. Universiteti pastaj është në Dubai”, u shpreh Hoxha.

Pasi u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, Artan Hoxha nuk e tregoi se kë takoi në Ekuador. “Do të jetë dimër dhe pranverë e gjatë këtë vit”, tha Hoxha./tvklan.al












Të ngjashme