Hoxha: SPAK po heton një çështje ku janë përfshirë 2 ish-kryeministra dhe ministra, kam dorëzuar 2 kaseta




Hoxha: SPAK po heton një çështje ku janë përfshirë 2 ish-kryeministra dhe ministra, kam dorëzuar 2 kaseta

22:57 12/05/2022

Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur gjatë emisionit “Opinion” se SPAK ka në hetim disa çështje të rëndësishme. Hoxha u shpreh se personalisht i ka vënë SPAK në dispozicion dy kaseta dhe në këtë çështje janë përfshirë dy ish-kryeministra dhe ministra. Megjithatë, Hoxha nuk dha asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë dosje.

“Dosje të tjera të cilat SPAK i ka nën hetim, në dijeninë time janë çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Çështjet me korrupsionin janë më të shumta në numër se ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Edhe pse çështjet që ka finalizuar SPAK deri më tani janë çështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar më shumë. Mes këtyre janë dy çështje, të paktën i di se jam vetë i përfshirë në këtë histori. Këtu kam materialin që unë e kam dorëzuar vetë në SPAK, kasetat e filmuara të marra nga një personazh i rëndësishëm. Unë nuk i kam publikuar në kohën kur i kam marrë ato materiale sepse rrezikoja jetën e personit që kisha regjistruar. Ia kam vënë në dispozicion SPAK në Korrik të vitit të kaluar. Mos më kërko detaje të tjera sepse… Është çështje e rëndësishme, por SPAK ende nuk ka finalizuar në lidhje me këtë. Unë e di që po punon për këtë çështje, e di që në këtë çështje janë përfshirë dy ish-kryeministra, ka ministra në këtë histori. Unë kam çuar në datën 22 Korrik 2021 dy video, njëra është 1 orë e 47 minuta, tjetra është diku tek 2 orë të plota. Detajet të thashë nuk dua t’i jap”, tha Hoxha./tvklan.al













Të ngjashme