Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në Kuvend se kjo parti nuk do ta votojë Vjosa Osmanin pasi sipas tij ajo nuk është figurë unifikuese.

Ai tha se Osmanit dje i mungoi pavarësia politike.

“PDK ka arsye politike pse nuk e mbështesim Osmanin që të jetë presidente, sepse nuk është figurë unifikuese, është përçarëse, sepse i mungon pavarësia politike. Dje u pa që nuk ka parime”, tha ai.

“Grupi parlamentar i PDK-së nuk e voton Osmanin. Ne e shohim këtë seancë vetëm si nje përpjekje për një super kapje të shtetit nga një person i vetëm dhe një rikthim në komunizëm”./klankosova