Opinion-Presidenti Alfred Moisiu do të jetë në detyre deri më 24 Korrik, por enigma se cili do të zër vendin e tij vijon.

Kur Moisiu erdhi në krye të këtij institucioni ai u quajt President konsensual, por pas përfundimit të mandatit analistët do të analizojnë rreth pozicionit të tij dhe balancat që arriti të krijojë. Ka një seri pikëpyetjesh lidhur me pozicionin e tij si kryetar i shtetit, por për të diskutuar lidhur me të ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan katër personazhe të jetës mediatike dhe politike si Artur Zheji, Prec Zogaj, Marko Bello dhe Mentor Nazarko.

“Më i rëndësishëm se sa emri, mendoj se ka qenë arritja e konsensusit  dhe rruga që u ndoq për të. Kjo ka qenë arritja e vitit 2002”, tha Zogaj.

“Duke u rikthyer edhe një herë 5 vjet pas ne shikojmë një çlirim mes dy liderëve të cilët kanë qenë në një ngërç për zgjedhjen e Presidentit. Unë kam qenë nga të paktët që kam folur shumë pozitivisht për Moisiun që në atë kohë, ndërkohë që të tjerët ishin shumë skeptikë. Mund të them që ka qenë një produkt i shkëlqyer. Ka qenë një President dinjitoz që përfaqëson shumë mirë shqiptarët”, tha Bello./tvklan.al

Të ftuar: Artur Zheji, Prec Zogaj, Marko Bello, Mentor Nazarko.