Shqipëria dhe Kosova janë sot dy shtete të ndryshme , por a ekzistojnë sot dy identitete, një shqiptar dhe një kosovar? A ka një dallim kulturor dhe në mentalitet mes nesh? Në fakt që prej 28 Nëntorit të vitit 1912 kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti.

Për një kohë të gjatë parlamenti shqiptar i viteve ‘20-të  zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën dhe shtypi i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje. E ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri në kryengritje të njëpasnjëshme.

Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit sikur e zbehu ndikimin e parë. Në këtë terren të ri pas viteve 90-të Ibrahim Rrugova dhe të tjerë e transformuan idenë e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Debati mbi identitetin duket se provokohet sot, por më shumë në Prishtinë se sa në Tiranë./tvklan.al