Sondazhi i “Mjaft” për 100 ditët e qeverisë së koalicionit të djathtë i kryer gjatë periudhës 11-22 Janar ka ngjallur mjaft debate.

Pikërisht për të diskutuar lidhur me këtë sondazh ishin të ftuar në emisionin “Opinion” Ylli Pango, Blendi Klosi, Artan Hoxha, Erion Veliaj dhe në lidhje direkte Arbjan Mazniku, Blendi Kajsiu.

“Sondazhi ka një marzh gabimesh që thotë ± 2.6. Është realisht iu mjaftueshëm për periudhën kur është kryer sondashi. Sondazhi është një fotografi e ndjesisë publike”, tha Veliaj.

“E kam parë sondazhin dhe metodologjinë e tij. Rezultatet më duken të pritshme dhe të arsyeshme në tërësinë e tyre”, tha Hoxha.

“Sondazhi ka goditur pjesërisht duke u bazuar në anën metodologjike. Kjo qeveri është ende në fazën e vlerësimit të ritmit të ecjes dhe perspektivës, por në një pjesë vlerësimit të saj”, tha Pango./tvklan.al


Të ftuar: Ylli Pango, Blendi Klosi, Artan Hoxha, Erion Veliaj dhe në lidhje direkte Arbjan Mazniku, Blendi Kajsiu.