Një person sulmoi pasagjerët e një autobusi në qytetin verior të Lubeck të Gjermanisë, duke plagosur të paktën 14 persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet gjermane arrestuan autorin e dyshuar në vendngjarje, ndërsa e gjithë zona në stacionin e autobusit në Kucknitz u rrethua nga policia.

Në një deklaratë për mediat, kjo e fundit tha se numri ekzakt i të plagosurve nuk është ende i qartë, megjithatë konfirmoi se fatmirësisht nuk ka viktima.

Në deklaratën për shtyp policia tha gjithashtu se shkaku i këtij sulmi të rëndë nuk dihet ende dhe se hetimet po vijojnë. Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë motiv, përfshirë terrorizmin.

12 persona vdiqën në Berlin në Dhjetor të vitit 2016, kur një tunizian i lidhur militantët islamikë u fut me kamion në një treg Krishlindjesh.

/tvklan.al