Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike, Huawei, ka vijuar të rrisë të ardhurat e saj edhe pse SHBA ashpërsoi sanksionet kundër saj. Kompania është pjesë e listës së zezë nga ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump, që prej vitit 2019 pasi SHBA nuk lejonte hyrjen në vend të pajisjeve teknologjike me origjinë nga Kina.

Por edhe pse akuzat kanë qenë të shumta nga SHBA, sërish kompania ka mohuar se paraqet rrezik për sigurinë. Kryetari i Huawei, Ken Hu, është shprehur se kompania u përballe me vështirësi të jashtëzakonshme vitin e kaluar, por sërish të ardhurat janë të qëndrueshme.

Operacionet ishin relativisht të qëndrueshme dhe është regjistruar rritje të lehtë në të ardhura dhe fitim”, tha ai.  Në fillim të këtij muaji, themeluesi i kompanisë dhe Shefi Ekzekutiv, Ren Zhengfei, tha se ai shpresonte që administrata e Biden do të “mbështesë një politikë të hapur” ndaj firmave amerikane që bëjnë biznes me Huawei.

Kompania kineze është një nga kandidatet kryesore për shtrirjen e rrjetit 5G në botë, por shumë investime të saj nga bllokuar nga SHBA, për shkak të sigurisë.

Nga ana tjetër Kina deri më tani ka shpenzuar më shumë se 40.27 miliardë Dollarë në ndërtimin e rrjetit të saj 5G. Huawei po ashtu ka zbuluar telefonin e ri të palosshëm 5G Mate X2./tvklan.al