Hueyda El Saied do të prehet në Luksemburg, homazhet në nder të artistes mbahen sot në Tiranë - Tv Klan

Hueyda El Saied do të prehet në Luksemburg, homazhet në nder të artistes mbahen sot në Tiranë


Hueyda El Saied do të prehet në Luksemburg, homazhet në nder të artistes mbahen sot në Tiranë

14:47 23/11/2021

Artistja shqiptare Hueyda El Saied është shuar në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh tashmë në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën. Ajo u shua mëngjesin e kësaj të marte në një spital të Luksemburgut.

Bëhet me dije se artistja do të prehet në Luksemburg dhe homazhet në nder të artistes do të mbahen në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Hueyda El Saied ishte një figurë tejet e njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte një artiste multidimensionale: Prezantuese, balerinë, këngëtare, piktore e madje edhe shkrimtare./tvklan.al








Të ngjashme