turkey-kosovo

“Qëllimi i politikës së Jashtme të Turqisë në Ballkan është zbatimi i axhendës neo -otomane, apo zgjerimi në ish-territoret e Perandorisë”. Artikulli i profesorit të Universitetit të Kolumbias, Dejvid Filips në gazetën prestigjoze online “Huffington Post” titullohet “Axhenda islamike e Turqisë në Kosovë”. Filips kthehet në kohë, në vizitën e vitit 2013 të Presidentit turk Rexhep Taip Erdoan në Prizren, kur tha se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.

Por si do të arrihet kjo axhendë… Turqia eksporton islamizmin, nën petkun e bashkëpunimit kulturor-shkruan “Huffington Post”. Gjithashtu kërkon avantazhe ekonomike, duke përdorur bizneset, për të konsoliduar interesat kombëtare. Mjeti i parë është Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim, TIKA, krahu përparimtar i partisë per drejtësi dhe zhvillim të Erdogan, e cila mbështet 400 projekte në fushat e bujqësisë, shëndetësisë, edukimit.

Një pjesë e mirë e fondeve të Tikës janë përdorur për restaurimin e monumenteve otomane, ndërtimin e xhamive dhe sponsorizimin e shkollave ku mund te merren leksione mbi Kuranin dhe gjuhën turke. Sipas profesorit Filips, integrimi me i shpejtë i kosovës në institucionet euro atlantike dhe bashkëpunimi me SHBA është antidoti i ndikimit të Turqisë në Kosovë dhe Ballkanin perendimor.

Tv Klan