Një bodybuilder brazilian, i njohur si “Hulku” për shkak të muskujve të tij ku kishte injektuar vaj vdekjeprurës për të rritur volumin e tyre me 58 centimetra, vdiq në moshën 55-vjeçare.

Valdir Segato i injoroi paralajmërimet mjekësore, rrezikun e atakeve dhe infeksioneve vrasëse vetëm për të arritur pamjen përtej njerëzores.

Në muskujt e kraharorit, bicepsëve dhe të shpinës, ai injektonte çdo ditë vajin, në përpjekje për të pasur pamjen e idhujve të tij, Arnold Schwarzenegger dhe Hulkut. Ai fliste edhe sa krenari ndiente që njihej si “përbindëshi” në zonën e tij.

Në moshën 49-vjeçare, mjekët e paralajmëruan se përzierja me vaj, alkool dhe qetësues që i injektonte vetes mund t’i shkaktonte nevojën për amputim pas dëmtimit të pakthyeshëm të nervave.

Segato nuk ia vuri veshin dhe vazhdonte të postonte çdo ditë në rrjetet sociale, por kohët e fundit ishte ankuar për probleme në frymëmarrje. Ai u dërgua menjëherë në spital, por doktorët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar nga infarkti i zemrës./tvklan.al