Humanizmi i vajzës me sindromën Down

Humanizmi i vajzës me sindromën Down

16:16 07/12/2019

Dhuron pagën për të prekurit nga tërmeti

I kishte kuruar dhëmbët te stomatologu Burim Buzhala në Ferizaj. Eloida Alija nga po i njëjti qytet, me sindromën Down ishte lidhur aq shumë me doktorin saqë ky i fundit ka propozuar që ta punësojë atë me orar të shkurtuar.

Ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon. Pos doktorit zemërgjerë, edhe Eloida apo Ela si e quajnë në ordinancë ka dëshmuar se ka një shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri ajo i ka propozuar doktorit që të jap gjysmën e pagës së saj për familjet e të prekurve atje.

Por ajo e kishte sfiduar Buzhalën në mënyrë që shuma e donacionit të rritet.

Pos asistente në këtë ordinancë stomatologjike në kohën e lirë Ela merret edhe me pikturë. Ndërsa humanizmin e ka në shpirt. Ajo ditë më parë ka dhuruar flokët e saj donacion për vajzat e prekura nga kanceri.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi