Një i ri ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike këtë të shtunë në Tiranë. 27-vjeçari me iniciale G.B. ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ishte duke punuar në një lokal.

“Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al