Humb jetën 60-vjeçari, rritet numri i viktimave nga Covid-19



Humb jetën 60-vjeçari, rritet numri i viktimave nga Covid-19

09:19 26/04/2020

Është rritur numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Fatkeqësisht mëngjesin e së dielës, betejën me këtë sëmundje e ka humbur një pacient 60-vjeçar.

Numri i personave që kanë humbur jetën me sëmundjen ka shkuar në 28. Lajmin e keq e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ndër të tjera i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura.

Mësohet se 60-vjeçari ishte nga Tirana dhe ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

60-vjeçari vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet)./tvklan.al



Të ngjashme