Aktorja e famshme Tanya Roberts ka ndërruar jetë ditën e diel. Ajo ka luajtur me agjentin “007” në filmin “A View To A Kill” dhe në serialin “That ’70s Show”, ku në sezonin e tij të tretë ajo u largua për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj i cili vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse.

Aktorja ka humbur jetën në moshën 65-vjeçare.  Ajo nuk ishte ndjerë aspak mirë në mbrëmjen e Krishtlindjeve pasi kishte dalë shëtitje me qenin e saj. Është dërguar në një spital në Los Angelos, ku humbi dhe jetën.

Sipas mjekëve ajo nuk ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Shkaku i vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët mjekësorë apo familjarët e saj. /tvklan.al