Një diplomat i lartë britanik i stacionuar në Hungari ka humbur jetën pasi u prek nga koronavirusi.

Lajmi u konfirmua nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Steven Dick, 37 vjeç, ishte Zëvendës Shef i Misionit për ambasadën britanike në Budapest.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab u shpreh: “Jam mjaft i pikëlluar nga lajmi i vdekjes së Steven dhe zemra ime i bashkohet prindërve të tij”. /tvklan.al