Policia: 2 të plagosur, ngjarja e rëndë në Fushë-Kuqe

Një aksident fatal me humbjen e jetës së një fëmije në moshën 2-vjeçare ndodhi pasditen e së martës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushës-Kuqes”.

I mituri po udhëtonte me prindërit e tij në makinën tip Benz, ndërsa është përplasur me tjetër automjet po i së njëjtës markë.

Dy prindërit e të miturit Albi Rexhepi dhe Ilda Rexhepi janë dërguar menjëherë për kurim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Porse kanë pësuar një tronditje të madhe psikologjike, pasi fëmija i mitur humbi jetën gjatë rrugës për në spitalin e Laçit.

Policia njofton se ngjarja ndodhi në rrugën dytësore të aksit Laç-Fushë Kuqe, dhe ato drejtoheshin nga Endri Toma dhe Albi Rexhepi dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Tv Klan