Kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare. Ajo është bërë pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të shijshme që sillte shpesh herë përmes televizorit.

Ceka është autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.

Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar dhe shumë personazhe publikë, ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila përmes një fotoje në Instagram ajo shpreh trishtimin e saj: U prehsh ne paqe znj. Ceka! E nderuar që të kam njohur, admiruar artin tënd të kuzhinës dhe fisnikërinë tënde njerëzore! Do t’i mungosh Prishtinës e Tiranës.

Një postim prekës ka bërë edhe regjisorja e njohur shqiptare Burbuqe Berisha.

 “Sot mora një lajm shumë të hidhur.  CEKA një grua shume fisnike dhe model që çdo gjë shkëlqente në të. Paska ikur në botë e amshuar. Kemi punuar bashkë 4 vite dhe vetëm kujtime të mira dhe t bukura kemi pasur bashkë, prehu në paqe te njerëzit e tu të dashur që të ikën se fundi. Ngushëllime të gjithë familjes”

“Lamtumire ikona e kuzhinës shqiptare. Të qoftë dheu i lehtë. U prehsh në paqe Ceko”, ka shkruar Xheraldina Vula përmes një postimi në rrjetet sociale e cila ishte bashkëpunëtore shumëvjeçare me Cekën. /tvklan.al