Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fushë Krujë rreth orës 05:45. Një makinë tip “Mercedens Benz” me targë TR 2879 K ka goditur për vdekje një këmbësor pranë fshatit Arrameras.

Identiteti i viktimës akoma nuk dihet, por mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, me iniciale A.N.  për të zbuluar shkaqet e ngjarjes./abcnews.al