Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka humbur jetën në moshën 52-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Memolla ka qenë në Peshkopi për të ndjekur nga afër ndeshjen e futbollit mes ekipit të Korabit dhe skuadrës së qytetit të tij.

Sipas informacioneve, kryebashkiaku i Rrogozhinës ka qenë në një lokal pranë stadiumit i shoqëruar nën praninë e disa personave të tjerë në momentin që pësoi atak kardiak.

Haxhi Memolla u dërgua me urgjencë në spitalin e Peshkopisë për të trajtim mjekësor. Për fat të keq, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Skuadra e “Korabit” e qytetit të Peshkopisë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryebashkiakut të Rrogozhinës.

“I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe qytetarëve të bashkisë Rrogozhinë, për humbjen e kryetarit të Bashkisë Z.Haxhi Memolla i cili u nda nga jeta pas një infarkti ndërkohë që po konsumonte një kafe në një nga lokalet e qytetit të Peshkopisë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Haxhi Memolla ishte ishte i njohur si biznesmen përpara se të merrte mandatin e kryebashkiakut në 30 Qershor./tvklan.al