Një 48 vjeçar ka humbur jetën këtë të Shtunë brenda galerisë së një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës. Siç njofton Policia, dyshohet se rreth orës 12:30 është shembur një masiv gurësh.
“Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bëjnë me dije blutë.
/tvklan.al