Humb jetën në aksident 22-vjeçari

Foto ilustruese

Humb jetën në aksident 22-vjeçari

17:29 21/01/2020

Aksident me 2 të plagosur edhe në Elbasan

Një i ri humbi tragjikisht jetën këtë të martë në një aksident rrugor të ndodhur në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë. Sipas policisë, viktima është një 22-vjeçar me iniciale O. L.

Ai udhëtonte me makinë kur devijoi nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen, si pasojë e një parakalimi të gabuar. Përplasja ishte fatale dhe i riu gjeti vdekjen.

Një grup hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Po gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident ndodhi në fshatin Labinot Fushë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy persona, një burrë 52-vjeç dhe një grua, të cilët udhëtonin me motor, mbetën të plagosur pasi u përplasën me një kamionçinë.

Të lënduarit u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe në këtë rast, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi