Një i ri vetëm 23 vjeç humbi tragjikisht jetën këtë të enjte, në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës të Cërrikut.

Sipas policisë, 23-vjeçari me iniciale I. Z., banues në Belsh, udhëtonte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Makina e tij u përmbys dhe i riu gjeti vdekjen.

Rrethanat e plota të aksidentit momentalisht nuk dihen. Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut./tvklan.al